Vërshimet në Prishtinë, këta janë numrat emergjentë për qytetarët

IHMK paralajmëron për reshje të dendura dhe rrezik vërshimesh në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka aktivizuar të shtunën nivelin e alarmit të verdhë për reshje të dendura dhe rrezik potencial për vërshime.
Sipas parashikimeve, reshjet pritet të ndikojnë kryesisht në lumin Morava e Binçës dhe zonat përreth tij.

Reshjet pritet të fillojnë të shtunën rreth orës 18:00 dhe të zgjasin deri të dielën vonë, me mundësi që të bien mbi 20 mm shi brenda 12 orëve. Kjo rrit rrezikun që të tejkalohen pragjet hidrologjike të sigurisë.

IHMK njofton se probabiliteti që lumenjtë të arrijnë pragun e rrezikut të kthimit 5-vjeçar është 51%, ndërsa ai i kthimit 20-vjeçar është 2%.

“Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rënie, por reshjet e shiut të cilat parashikohet të bien gjatë orëve në vazhdim, sidomos në pjesën lindore (pellgun e Moravës së Binçës), do të ndikojnë në ngritjen e niveleve, sidomos atyre malorë dhe rrjedhimisht edhe Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime”, tha IHMK.

Instituti këshillon qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë aktiviteteve në ambiente të jashtme dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e motit./