Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë dy ditëve në vijim do të ketë reshje intensive të shiut, që mund të shkaktojnë vërshime dhe përmbytje, shkruan KosovaPost.
Në njoftimin e IHMK’së, të shpërndarë nga Komuna e Prishtinës, thuhet se reshjet më intenstive dhe përmbytjet e mundshme të menjëhershme parashihet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistricca e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit dhe disa rrjedha me karakter malor.
“Sasia e reshjeve më shumë se 40 1/m2/24h. Shkaktim i përmbytjeve, problemeve në të gjitha aktivitetet e prodhimtarisë bujqësore, probleme në trafik dhe rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe balte. Rrezik për jetën e njerëzve dhe kafshëve, dëmtime të pronës”, theksohet në paralajmërimin e institutit.
Postimi i plotë:



Të tjera
Trajtime natyrale kundër rënies së flokëve
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshihet në Moskë
Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin