“Ikni menjëherë nga Teherani”, thirrja e Trump ndez panik masiv, qyteti në kaos!

“Ikni menjëherë nga Teherani”, thirrja e Trump ndez panik masiv, qyteti në kaos!

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të evakuohen menjëherë nga Teherani. Deklarata e tij ka shkaktuar panik dhe kaos në kryeqytetin iranian, me mijëra qytetarë që po përpiqen të largohen nga vendi, ndërsa të tjerë ndihen të bllokuar ose të pafuqishëm për ta ndjekur këtë thirrje.

Disa iranianë kanë arritur tashmë të ikin. Një qytetar i Teheranit, i cili aktualisht ndodhet i sigurt në Armeni, tha për BBC se udhëtimi i tij drejt kufirit mori shumë më tepër kohë se zakonisht. “Nisëm rreth orës 08:45 dhe për të mbërritur në Qazvin na u deshën pesë orë. Normalisht, ky është një udhëtim prej një orë e gjysmë,” tregoi ai.

Ndërkohë, të tjerë e shohin largimin si një mision të pamundur. “Qyteti ndihet i zbrazët. Rrugët janë të mbushura plot dhe trafiku është një makth,” thotë Narges, një banore e Teheranit, që ka vendosur të qëndrojë. Ajo jeton pranë selisë së transmetuesit shtetëror të Iranit, që u bë objekt i një sulmi ajror. “Ishte tmerruese dhe shumë afër. Kam frikë, por nuk kam ku të shkoj,” shton ajo.

Një tjetër grua, që evakuoi apartamentin bashkë me nënën e saj të moshuar, rrëfen se gjatë natës dëgjoi shpërthime të fuqishme dhe pa radhë të gjata në pikat e karburantit. “Nuk mendoj se është e sigurt të përpiqesh të kalosh kufirin me makinë,” thotë ajo, duke përshkruar pamjet e tensionit në rrugët e kryeqytetit.