Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit për pije dhe ka bërë publik listën e zonave ku uji nuk rekomandohet për konsum, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e dhënë nga Instituti, zonat ku uji nuk rekomandohet për pije janë:
Rajoni i Prishtinës: Fabrika për trajtimin e ujit Badoc, Vragoli.
Rajoni i Gjilanit: Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Rajoni i Pejës: Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Rajoni i Gjakovës: Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.
Rajoni i Prizrenit: Malishevë.
Ndryshe, si pasojë e reshjeve të shumta atmosferike disa ditë më parë, IKSHPK në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.



Të tjera
Ilaçi i prodhuar nga kjo bimë mund të jetë kura e ardhshme për trajtimin e Coronavirusit
Ka mekanizma për t’u sanuar defekti
Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës