Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se tash e tutje vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV), ofrohet edhe për vajzat nga mosha 13-21.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se, me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe. Për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”, thuhet në postimin e tyre.



Të tjera
“100 euro s’janë zgjidhje” – Si ndikojnë transferet nga Qeveria në jetën e qytetarëve
“Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë
Babai në Novobërdë i raporton të zhdukura dy vajzat e tij