Edhe vitin e kaluar, IKSHPK kishte rekomanduar mospërdorimin për pije të ujit të Badocit, për shkak të ngritjes së vlerave të manganit.
Ky institut tha se paraqitja “e fenomenit” të manganit në Badoc është dukuri e vazhdueshme, që ndodh “kryesisht në kohën e ndërrimit të stinëve”.
IKSHPK-ja ka publikuar një hartë të zonave që furnizohen me ujë të pijes nga liqeni i Badocit. Ndër to janë disa lagje të Prishtinës, sikurse Matiqani, Aktashi, Bregu i Djellit, e lagja e spitalit, por edhe Graçanica.
Instituti tha se pavarësisht se mangani konsiderohet lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, vlerat e larta të tij në ujë të pijes mund të kenë ndikim të dëmshëm në shëndet, “e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç”.
IKSHPK po ashtu i ka kërkuar ujësjellësit rajonal “Prishtina” që të kontrollojë procesin e dezinfektimit të ujit, të përcjellë gjendjen e ndotjes organik dhe të pastrojë rrjetin e shpërndarjes, pra të gypave.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova