Një grua dhe një burrë janë ndaluar në Leposaviq, pasi që ilegalisht kanë hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe se me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe procedohet me procedurë të rregullt.
“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar dhe procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Turqia mike dhe partnere strategjike e Kosovës
Pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja, zbulohen arsyet
Gjysma e grave kanë një mashkull “rezervë”, tregon një studim