Policia në Pejë ka bërë të ditur se një imam në Junik ka gjetur një kuletë me 1300 euro në të dhe dokumente personale.
I njëjti e ka dorëzuar në polici, ndërsa policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin dhe i janë kthyer paratë.
Komunikatae plotë:
Me datë 08. 05. 2025, në Stacionin Policor Junik, qytetari Imer Krasniqi Imam nga Juniku, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale.
Policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta s’bashkua me të holla dhe dokumente personale.
Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore