Kreu i Lipjanit dhe kandidati për kryetar, Imri Ahmeti, ka vizituar sot Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”.
Ahmeti ka thënë se qeverisja e LDK-së do të vazhdoje me përkrahje, përveç palestrës edhe me stadiume dhe fusha të vogla dhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas.
Postimi i plotë:
Sot në mëngjes vizitova Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”. Ishte kënaqësi e veçantë të shoh fëmijët duke ushtruar me pasion dhe duke ndjekur ëndrrat e tyre sportive.
Sporti është forcë, disiplinë dhe shpresë për të ardhmen. Për këtë arsye kemi investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Përgëzoj menaxhmentin e Klubut Futbollistik “Lipjani 01” për sukseset e arritura. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportistëve tanë.
Përveç palestrës sportive në Lipjan, stadioneve dhe fushave të vogla sportive, do të vazhdojmë edhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar