Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.),ka njoftuar se sot në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.
Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.
Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.



Të tjera
“Thuji, s’i ke parë kurrë”, Prokuroria transmeton bisedat e Thaçit me Fazliun, flasin për dëshminë e Remit
Gabimet e mëngjesit që ua shkatërrojnë ditën
Ndikimi i padukshëm i Kinës në përmbajtjen mediatike në Kosovë