Policia e Elbasanit këtë të martë pas aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kanë vënë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç.
Në bazë të hetimeve, 38-vjeçari akuzohet për vepërën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ku nga ky aksident humbi jetën shtetasja D. H., infermiere.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Ky shtetas dhe pasagjerja, shtetasja A. B., 39 vjeçe, që u dëmtua nga aksidenti, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Ish-presidenti i FIFA-s bën thirrje për bojkotimin e Botërorit 2026
Miratohet Këshilli i 18-vjetorit të Pavarësisë dhe rritet kapitali në BERZH
7 zakone të njerëzve tërheqës