Osmani: Inovatorët e Kosovës po formësojnë të ardhmen dixhitale

Inovatorët e Kosovës po formësojnë të ardhmen dixhitale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në “Festivalin Doku.Tech 2025” ka thënë se inovatorët e rinj dhe ndërmarrësit e Kosovës po formësojnë të ardhmen digjitale që tejkalon kufijtë tanë.

 

”Çdo ide e lindur këtu mbart besimin që teknologjia duhet të shërbejë njerëzve duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë. Ky është shpirti që udhëheq kombin tonë përpara”, tha Osmani.

Ajo më tej tha se ndjehet e lumtur për bashkëpunimin me shtetet aleate e mike për ofrimin e mundësive të reja.

”Vizioni ynë është i thjeshtë: një Kosovë që kontribuon për një botë më të lirë dhe më inovative”, tha Osmani.

Ndryshe festivali më i madh i teknologjisë në vend, ’Doku.Tech 2025’, nis sot në Tech.Park Prishtina, ku gjatë dy ditëve, më 23 dhe 24 tetor, do të mbledhë ekspertë, inovatorë dhe entuziastë të teknologjisë nga Kosova dhe bota për të ndarë ide, përvoja dhe vizione mbi të ardhmen digjitale.