Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, sonte në një darkë pune, njoftoi zyra e kryeministrit.
”Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë”, transmeton klankosova.tv.
Siç shkruan EO, duke cituar zëdhënësin e qeverisë në detyrë, ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët.



Të tjera
Tri ushqimet që duhet t’i hamë çdo ditë, sipas mjekëve
8 tipare që i nxisin burrat ta dëshirojnë më shumë një grua
Fryrja e stomakut, mënyrat si ta zbusni problemin