Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar ‘Raportin për Vendin 2025 nga Komisioni Evropian’. Ai tha se raporti në fjalë vlerëson zhvillimet në të gjithë sektorët e shtetit. Sipas tij, edhe pse qeveri në detyrë, raporti konstaton se janë kryer detyrat me sukses.
Duke falënderuar BE dhe Zyrën e BE-së në Kosovë për bashkëpunimin në agjendën e përbashkët drejt agjendës evropiane, Kurti tha se integrimi në BE mbete prioritet edhe vleror edhe strategjik i vendit.
Kurti tha se edhe si qeveri në detyrë, Kosova ka realizuar detyrat me sukses, duke regjistruar progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në tri.
“Raporti i sivjetmë është pozitiv, pothuajse, në të gjitha fushat dhe ofron rekomandime të qarta aty ku ka ngecje. Ai pasqyron punën e qeverisë dhe progresin tonë të përbashkët shoqëror. Në këtë vit, sikurse gjatë gjithë mandatit, nuk ka pasur kthim prapa në asnjë fushë. Ka progres në 35 fusha dhe ngecje në vetëm 3 fusha. Progresi varion nga i kufizuar në në të përparuar. Orientim ynë është i qartë: anëtarësimi i plotë në BE. Raporti konfirmon përkushtimin tonë dhe mbështetjen e gjerë publike për procesin e integrimit”, tha Kurti
Ai më tej shtoi se raporti vlerëson përafrimin e përbashkët të jashtëm e të sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë e Bjellorusisë, si dhe dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.



Të tjera
Serbia po ta njihte nesër Kosovën, do të hynim në BE
Kurti: Serbia rrëmbeu qytetarin tonë se ishte kundra Vuçiqit
Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë