Një komplot për vrasjen e liderit sirian Ahmed al-Sharaa është parandaluar me ndihmën e inteligjencës irakiane. Kështu zbuloi këtë të premte gazeta libaneze An-Nahar.
Sipas raportit, informacioni u dorëzua rreth gjashtë muaj më parë, pasi inteligjenca irakiane mësoi për komplotin, i cili përkoi me përpjekjet e disa grupeve ekstremiste siriane për të kryer një seri bombardimesh në të gjithë Sirinë. Falë transferimit të këtij informacioni te autoritetet siriane, komploti u parandalua.
Një burim i lartë i sigurisë irakiane i tha An-Nahar se atentati u krye nga ish-anëtarë të Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – grupi rebel sirian që al-Sharaa dikur drejtonte – të cilët ishin të pakënaqur me drejtimin që mori ish-udhëheqësi i tyre pasi fitoi pushtetin në Siri.
Agjencia irakiane kundër terrorizmit tha të hënën se një udhëheqës i lartë i Shtetit Islamik u vra në një operacion sigurie në Siri të koordinuar me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të.
Komandanti, Omar Abdul Qader Bassam, i njohur si “Abdul Rahman Al-Halabi”, ishte kreu i ekipit të operacioneve të jashtme dhe sigurisë të grupit, tha agjencia irakiane kundër terrorizmit.
Omar Abdul Qader Bassam u akuzua për mbikëqyrjen e sulmeve në disa vende, përfshirë bombardimin e ambasadës iraniane në Liban, dhe për planifikimin e operacioneve të tjera në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara që në fund u penguan nga agjencitë e inteligjencës.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka kryer një seri sulmesh ajrore që synojnë udhëheqësit e Shtetit Islamik në Siri. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se grupi shpreson të rimëkëmbet në vend pas rënies së Presidentit sirian Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar. /A2



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë