Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka treguar gjithmonë dashurinë e tij për Interin, por këtë herë ka befasuar të gjithë. Gjatë një vizite zyrtare në Uashington, ku u takua me Donald Trump për të diskutuar përgatitjet e Botërorit 2026 dhe çështjen e vizave për miliona tifozë që do të udhëtojnë drejt SHBA-së, Infantino nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për futbollin.
Në kulmin e takimeve institucionale, presidenti i FIFA-s nuk mund të qëndronte larg emocioneve të gjysmëfinales së Champions League mes Interit dhe Barcelonës. Dhe kështu, i ulur në një stol në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë, ndoqi ndeshjen nga celulari.
Në një postim në Instagram, Infantino publikoi një foto të vetes duke parë ndeshjen, të shoqëruar me dy zemra: një e zezë dhe një e kaltër, ngjyrat e Interit. “E ndjek futbollin, kudo që të jem”, shkroi ai, duke treguar se pasioni nuk njeh protokoll apo orar zyrtar.
Ndeshja që ai ndoqi nuk ishte dosido, por një sfidë epike që përfundoi me triumfin e zikaltërve dhe kualifikimin e tyre në finalen e madhe të Mynihut. Për Infantinon, një moment i paharrueshëm — dhe për Interin, një mbështetje simbolike nga një prej figurave më të rëndësishme të futbollit botëror, drejt nga zemra e politikës amerikane.s.net.
Të tjera
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Rama njofton zgjedhje të parakohshme për Bashkinë Tiranë
Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit