Interi po mendon t’ia vazhdojë kontratën Çalhanoğlut – Ekonomia Online

Interi po mendon t’ia vazhdojë kontratën Çalhanoğlut

E ardhmja e Hakan Çalhanoğlut mbetet ende e hapur.

Mesfushori turk vazhdon të jetë një element shumë i rëndësishëm për Interin dhe për Cristian Chivun, dhe dëshmia erdhi edhe në ndeshjen kundër Romës, ku numri 20 zikaltër ishte ndër protagonistët e fitores 5-2 me një asist dhe një gol.

Sezoni nuk ka qenë aspak i lehtë për të, pasi ka kaluar shumë kohë jashtë për shkak të një problemi në aduktorë, por tani duket se është rikuperuar dhe është gati ta japë kontributin e tij në luftën për titull.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe për momentin nuk ka ende një vazhdim të kontratës, përcjell “Gazeta Express”.

Është folur për interesim nga Galatasaray, me trajnerin Okan Buruk që do ta donte në skuadër, por duhet theksuar se Interi nuk e ka marrë asnjë ofertë konkrete për të.

Kështu rikthehet në tavolinë mundësia e vazhdimit me Çalhanoğlun.

Sipas raportimeve, Interi nuk e përjashton mundësinë e një rinovimi për një tjetër sezon të mesfushorit, duke e shtyrë kontratën deri në vitin 2028.