Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është përballur sot me një situatë jo të këndshme ndërsa ishte në një lokal. Ku një qytetar i afrohet në tavolinë dhe e akuzon duke e quajtur “hajneshë”.
Lidhur me rastin, Policia tashmë ka intervistuar personin e dyshuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar, se ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’
“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’ dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, tha Borovci.
Ndryshe, Pacolli ishte e shoqëruar nga një person në lokal, gjatë kohës sa qytetari iu afrua duke e akuzuar për hajni.
Të tjera
Kandidati i GUXO-s tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit
Amerika pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e Qeverisë
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore