Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Sllovene e Bizneseve në Kosovë, me të cilët thotë se zhvilloi një diskutim të hapur për hapat konkretë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
“Gjatë diskutimeve, u trajtuan mënyrat për rritjen e bashkëpunimit institucional dhe për avancimin e angazhimeve konkrete në drejtim të tërheqjes së investitorëve slloven dhe evropian në Kosovë. Po ashtu, temë e takimit ishte edhe organizimi i Forumit të përbashkët Kosovë–Slloveni, si një mundësi për forcimin e lidhjeve ndërmjet tregjeve dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme”, thotë MINTI.
Kjo ministri thotë se Kusari-Lila prezantoi vizionin për zhvillimin e parqeve industriale në disa komuna, si dhe angazhimin për zbatimin e politikave të gjelbra, me qëllim një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
“Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ajo drejton mbeten të hapura për bashkëpunim, veçanërisht për iniciativa që sjellin investime cilësore, inovacion dhe krijimin e vendeve të reja të punës.



Të tjera
Gjyqtari i ndeshjes shijon kafen e Prishtinës para përballjes Kosovë-Turqi
Pozhari kujton pilotët e parë turq që bombarduan Millosheviqin!
Osmani mesazh për Kombëtaren: Jeni simbol i qëndresës, guximit dhe shpresës