Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës njoftojnë se kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore ndaj pesë zyrtarëve policorë të angazhuar në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Departamenti Kufitar të Policisë së Kosovës.
Bazuar në të dhënat fillestare hetimore dhe provat e siguruara deri në këtë fazë, “ekziston dyshimi se zyrtarët policorë më 13 Mars 2026 gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë””
Pas veprimeve hetimore një zyrtar policor është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse katër zyrtarët tjerë janë duke u hetuar në procedurë të rregullt, vijon njoftimi.
“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo ankese e qytetarëve për përfshirje eventuale të zyrtarëve policorë në vepra penale do të trajtohet me profesionalizëm të plotë”, përfundon njoftimi.



Të tjera
Ndryshimet vaginale për të cilat çdo grua duhet të jetë e vëmendshme
Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova