Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Rahovec, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, përcjell KosovaPost.
Sipas komunikatës, hetuesit e IPK-së kanë nisur veprime fillestare hetimore pas dyshimeve për përfshirjen e dy zyrtarëve në një rast që po trajtohet në Rahovec.
Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të dyshuara të paligjshme.
Sipas IPK-së, rekomandimi për suspendim të përkohshëm është bërë për të shmangur çdo ndikim në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.



Të tjera
Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
Kështu pritet të ndahen ulëset në legjislaturën e 10-të në Kuvendin e Kosovës
LVV parti e parë në 24 komuna, PDK në 2, AAK në një, LDK në asnjë