Gjeneral brigade Seyyed Majid Mousavi është emëruar komandant i ri i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), pasi Amir Ali Hajizadeh u vra në operacionin izraelit “Rising Lion” të premten.
Ushtria izraelite tha se Hajizadeh u vra në një sulm ajror së bashku me udhëheqës të tjerë të lartë të forcave ajrore iraniane në një qendër komande nëntokësore.
Mousavi njihet si një nga arkitektët kryesorë të sistemeve të avancuara ushtarake të Iranit, raporton media shtetërore iraniane, Press TV. Ai më parë shërbeu si zëvendëskomandant i Forcave Hapësinore të IRGC, raporton KP.



Të tjera
UEFA rrezikon 30 milionë euro për mungesë sanksionesh ndaj Izraelit
Qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, pjesëmarrje e ulët e protestuesve