Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë thotë se po ndjek me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe që prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
Kështu deklaron në një njoftim të fundit MEPJ, pas goditjeve nga Irani të disa vendeve arabe, teksa u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të zbatojnë me përpikëri udhëzimet e sigurisë të dhëna nga autoritetet lokale.
Sipas njoftimit zyrtar, hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si edhe ajo e vendeve të tjera të Gjirit, është mbyllur përkohësisht në kuadër të masave për interceptimin e sulmeve.
Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi mbetet në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes numrit të kontaktit: +971 50 980 7881.
POSTIMI I PLOTË
NJOFTIM PËR MEDIAT
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.
Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881./rtsh



Të tjera
Ushqimet e pasura me acid folik dhe omega 3
Mandarinat dhe të mirat e konsumimit të tyre
Të ndalen su*lmet dhe t’i kthehemi diplomacisë në Lindjen e Mesme