Irani ka deklaruar se nuk ka pasur negociata me SHBA-në, duke hedhur poshtë raportimet për bisedime mes konfliktit të vazhdueshëm, transmeton Anadolu.
Duke folur për agjencinë zyrtare IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmaeil Baghaei, tha se ditët e fundit janë përcjellë mesazhe përmes “vendeve mike” që tregonin një kërkesë amerikane për negociata për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se Irani është përgjigjur në përputhje me “qëndrimet e tij parimore”.
Ai tha se përgjigjet e Iranit përfshinin paralajmërime për “pasoja serioze” në rast të sulmeve ndaj infrastrukturës jetike të vendit, duke theksuar se çdo veprim që synon objektet energjetike do të përballet me një përgjigje “vendimtare, të menjëhershme dhe efektive” nga forcat e armatosura.
Baghaei gjithashtu mohoi se gjatë 24 ditëve të fundit, që nga shpërthimi i asaj që ai e quajti “luftë e imponuar”, ka pasur ndonjë negociatë apo dialog me SHBA-në. Ai shtoi se qëndrimi i Iranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe kushtet për përfundimin e luftës “nuk ka ndryshuar”.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën tha se bisedimet e fundit me Iranin kanë qenë “produktive”.
Përshkallëzimi në rajon ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar mbi 1.340 viktima, përfshirë edhe liderin suprem, Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza § amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.



Të tjera
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëfshirë Sheholli
Nëntë shenja që tregojnë se jeni një perfeksionist toksik!
Italianët refuzojnë reformën gjyqësore, Meloni pranon humbjen