Irani nuk merr pjesë në bisedimet e paqes me ShBA-në derisa të ndalen sulmet ndaj Libanit

Irani nuk merr pjesë në bisedimet e paqes me ShBA-në derisa të ndalen sulmet ndaj Libanit

Ekipi negociator iranian nuk ka mbërritur në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, dhe nuk ka plane të marrë pjesë në bisedimet e paqes me ShBA-në derisa Izraeli të ndalojë bombardimet në Liban, raportoi Agjencia e Lajmeve Fars e Iranit, duke cituar një burim të informuar.

Agjencia e lajmeve mohoi raportet nga disa media amerikane se një delegacion negociator iranian ka mbërritur në Islamabad.

Duke cituar burimin e paidentifikuar, agjencia pretendoi se Irani ka informuar zyrtarisht autoritetet pakistaneze se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me ShBA-në në Islamabad derisa të vendoset një armëpushim në Liban.

“Wall Street Journal” raportoi më parë se një delegacion iranian ka mbërritur në Islamabad për të filluar negociatat me Washingtonin.