Irani ka konfirmuar objektivat e sulmeve në rajonin e Gjirit pasi tha se target legjitim do të jenë të gjitha bazat amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme, pas sulmit të përbashkët të SHBA-Izrael ndaj tij.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Irani deri tani ka shënjestruar bazat ajrore në Al-Udeid në Katar, Al-Salem në Kuvajt, Al-Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bazën e pestë amerikane në Bahrein.
Të paktën një person është vrarë në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi disa raketa të lëshuara nga Irani u interceptuan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit.
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se “ky sulm është një shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar dhe ligjit ndërkombëtar”. Shtuan se “rezervojnë të drejtën e tyre të plotë për t’iu përgjigjur këtij përshkallëzimi”.
Kurse, agjencia e lajmeve AFP raporton shpërthime edhe në Riad të Arabisë Saudite.



Të tjera
Hani fasule sa më shpesh, mësoni për dobitë
Kujdes maksimal për qytetarët kosovarë në rajon
Trump thotë se dëshiron ‘liri’ për popullin iranian