‘Prova të forta’: Irani thotë se SHBA-të mbajnë përgjegjësi për agresionin e Izraelit

Irani thotë se SHBA-të mbajnë përgjegjësi për agresionin e Izraelit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, thotë se sulmet e Izraelit ndaj vendit të tij nuk do të kishin mundur të ndodhin pa marrëveshjen dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, transmeton Kosova Post.

“Ne kemi prova të dokumentuara mirë dhe të forta për mbështetjen e ofruar nga forcat amerikane në rajon dhe bazat e tyre për sulmet ushtarake të regjimit sionist”, u tha diplomati më i lartë i Iranit gazetarëve gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin Teheran të dielën.

Ai tha, më e rëndësishmja, se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka konfirmuar publikisht dhe në mënyrë të qartë se ishte në dijeni të sulmeve , se ato nuk mund të kishin ndodhur pa armët dhe pajisjet amerikane, dhe se do të ketë sulme të tjera.

“Prandaj, SHBA-të, sipas mendimit tonë, janë partnere në këto sulme dhe duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre.”

Ai tha, më e rëndësishmja, se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka konfirmuar publikisht dhe në mënyrë të qartë se ishte në dijeni të sulmeve, se ato nuk mund të kishin ndodhur pa armët dhe pajisjet amerikane.

“Prandaj, SHBA-të, sipas mendimit tonë, janë partnere në këto sulme dhe duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre.”

Araghchi tha se Teherani ka marrë mesazhe nga Uashingtoni përmes ndërmjetësve të ndryshëm se nuk ishte i përfshirë në sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit në Natanz të Isfahanit, por “nuk e beson këtë pretendim” për shkak të provave që tregojnë të kundërtën./KosovaPost/.