“Kosova ka miq kudo,” u shpreh Isak Neziri pas një takimi të veçantë me Clemens Baumgärtner, kandidatin e CSU-së për Kryetar të Mynihut në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gjermani. Baumgärtner, ish-Ministër i Ekonomisë dhe shef i Oktoberfest për pesë vitet e fundit, priti Nezirin ku ishte i pranishëm edhe kolegu nga CSU, Deli Balidemaj, përfaqësues në Këshillin e Qytetit të Mynihut.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës, me fokus të veçantë në fuqizimin e rolit të diasporës shqiptare në këtë qytet të rëndësishëm gjerman.
Isak Neziri vlerësoi angazhimin e Baumgärtner për të ruajtur dhe thelluar lidhjet me komunitetin shqiptar, ndërsa Deli Balidemaj theksoi rëndësinë e përfaqësimit aktiv të diasporës në vendimmarrjet lokale.
Ky takim përfaqëson një tjetër hap në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve gjermane dhe Kosovës, duke i dhënë zë interesave të shqiptarëve që jetojnë dhe kontribuojnë në Gjermani.



Të tjera
Në 16 lokacione u gjetën mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë vitit
Nuk iu ndal policisë, ndalet 18-vjeçari me marihuanë në bagazh
Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë