Kapiteni i Real Betis, Isco e kanë pranuar se skuadra e tij nuk ia doli të përballonte ritmin e Chelseat në pjesën e dytë të finales së Europa Conference League.
Betis u mund të mërkurën mbrëma nga londinezët me rezultat 4-1 në finalen e kësaj garë evropiane.
“Dhimbja është e madhe për shkak të rezultatit të ndeshjes. Futbolli është i pamëshirshëm. Kishim një pjesë të parë shumë të mirë, ku ata mezi krijuan ndonjë rast, por në pjesën e dytë na përmbysën plotësisht. Nuk ditëm ta menaxhonim avantazhin”, ka thënë Isco.
“Ata kishin shumë opsione dhe ia dolën ta kthenin ndeshjen”, ka theksuar spanjolli.
Isco ka një mesazh të veçantë për tifozët.
“Faleminderit. Na vjen shumë keq që nuk arritëm t’ju dhurojmë këtë trofe. Ajo që na jepni ju, na jep forcë të provojmë sërish vitin e ardhshëm. Ua kemi një borxh dhe do të bëjmë gjithçka për ta kthyer”, ka përfunduar Isco.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin