Ish-deputeti i LDK-së: Veriu ishte nën Serbi me lejen e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së – Kurti e riktheu ushtrinë!

Ish-deputeti dhe veprimtari politik, Adem Salihaj, ka vlerësuar si një zhvillim historik dhe shumë të rëndësishëm vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pjesën veriore të vendit. Në një reagim të fortë publik, Salihaj ka rikujtuar marrëveshjet e së kaluarës të cilat, sipas tij, kishin kufizuar sovranitetin e Kosovës në atë pjesë të territorit.

Salihaj përmend edhe deklaratën e ish-ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili me tone fyese kishte thënë se “çizmja shqiptare nuk do të shkelë kurrë matanë urës në veri”. Por sipas tij, kjo është hedhur poshtë nga realiteti i tanishëm.

“Qeveria Kurti është e vetmja që nuk ka lejuar qeverisjen e Serbisë në veri. Për dallim nga qeveritë e kaluara – PDK, LDK dhe AAK – të cilat praktikisht e kishin dorëzuar veriun, kjo qeveri ka rikthyer rendin dhe ligjin në atë zonë,” thekson Salihaj.

Postimi i plotë: