Ish-diplomati: Albin Kurti nuk është i interesuar që ta nominojë Vjosa Osmanin për presidente

Ish-diplomati: Albin Kurti nuk është i interesuar që ta nominojë Vjosa Osmanin për presidente

Ish-diplomati Blerim Canaj ka deklaruar se presidenti i vendit duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe jo një parti politike.

Sipas tij, bazuar në zhvillimet e deritanishme, kryeministri në detyrë,  Albin Kurti nuk duket shumë i interesuar që ta kandidojë Vjosa Osmanin për një mandat tjetër si presidente, duke lënë të hapur mundësinë e një alternative tjetër.

“Presidenti duhet të jetë i të gjithëve, jo i një partie. Nga ajo që kemi parë deri më tani, përshtypja ime është që Kurti nuk është i interesuar edhe aq për ta kandiduar Vjosa Osmanin për presidente, duket që mund të ketë një alternativë tjetër”, tha Canaj për GazetaBlic.