Ish-drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, Aida Hajnaj, mandati i së cilës përfundoi në fillim të muajit shtator ka bërë kërkesë për t’u rikthyer në Polici.
Pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar në krye të BKH-së, mësohet se Hajnaj ka dërguar një kërkesë që të jetë sërish pjesë e Policisë së Shtetit.
Sipas ligjit, ajo mund të rikthehet në nivel drejtori në Polici.
Edhe pse Hajnaj paraqiti interes për një mandat të dytë në krye të BKH-së, ajo u skualifikua nga gara pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes.
Aida Hajnaj u emërua si drejtorja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 30 korrik të vitit 2020.
Më herët ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës.
Po ashtu Hajnaj ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.
Sa i takon drejtuesit të ri të BKH-së, që njihet ndryshe si “FBI-ja shqiptare” në garë janë 7 emra: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë