Ish-gjenerali ushtarak, Muharrem Maralusha, ka kritikuar ashpër klasën politike për lidhjet e mundshme mes opozitës shqiptare në Kosovë dhe interesave serbe.
“Sot, Serbia i bleu disa shpirtra të ligë shqiptarë dhe i vëllau po çohet kundër vëllaut,” thuhet në reagim.
Ai ka kritkuar edhe Albin Kurti duke thënë, se me dije apo nga naiviteti, po luan një lojë të rrezikshme që po çon drejt shkatërrimit të vendit.
Hamza e tradhtoi kombin e vet tue e shitë veten te sulltani. Albinin, me dije apo për nga naiviteti, me qëllim apo pa qëllim, po e luan të njëjtën lojë – po e shkatërron Kosovën.
Sot, opozita në Kosovë e shiti veten te serbët. Domethënë, Serbia e arriti qëllimin e saj tue i ble disa shpirtra të ligë shqiptarë, dhe kështu e shtini vëllanë kundër vëllaut.
Këtë lloj taktike, të huajt e kanë përdorë gjatë historisë së lashtë shqiptare – tue fillue nga koha romake, mandej osmane, e tue evazduar me serbët e kohës moderne, kur një person nga fisi i Kelmendëve, i cili e përvetësoi emrin e ri: Kara Gjorgje, në historinë moderne serbe njihet si krijues i shtetit modern serb.
Një shtet që është i betuar për zhdukjen e racës shqiptare…
Të tjera
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel
Opozita nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit
Policia gjen në Zveçan fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte