Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë për Ministrin Xhelal Sveçla.
Ramadani ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman.
Siç pretendon Ramadani, kjo ka ndodhur gjatë momentit kur Sveçla ishte në barkën e tij së bashku me disa policë.
“Ne e kemi dhe është e konfirmuar – le të del ministri i Brendshëm dhe ta demanton – në fillim të korrikut e kanë gjujtë ne Ujman, e kanë gjujtë me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujtë me kallash edhe janë largu kanë ikë”, tha ai në “Pressing”.



Të tjera
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes
Pse duhet konsumuar vezët?
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë