Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot aderimin e Gëzim Kasapollit në LDK, duke e përshkruar atë si një prej figurave më të njohura të diplomacisë dhe integrimit evropian. Përmes një postimi të gjatë, Abdixhiku vuri në pah rolin e Kasapollit në institucionet vendore e ndërkombëtare, nga diplomat i lartë e deri te negociator në proceset kryesore të integrimit evropian.
Kasapolli, ish-ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ish-zëvendësministër i Integrimit Evropian, u paraqit si një “përforcim me peshë” për LDK-në, me theks të veçantë në kontributin e tij në marrëdhëniet me BE-në dhe në proceset shtetformuese të pasluftës.
Megjithatë, prezantimi i Abdixhikut u shoqërua me një mungesë të një detaji: në përshkrim nuk u përmend fare e kaluara politike e Kasapollit si këshilltar politik i ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli njëherit ish-kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Fakti që ky detaj nuk u përfshi në njoftimin zyrtar është se LDK synoi ta paraqesë aderimin e Kasapollit si një transferim të pastër profesional, pa ngarkesë politike. Në çdo rast, përvoja e tij në kabinetin e Veselit është e njohur publikisht dhe ka qenë pjesë e karrierës së tij politike.

Kasapolli kishte qenë zv minister i integrimeve në qeverinë “Thaçi 2” ku më pastaj u emrua këshilltar politik i Kadri Veselit nga viti 2014-2016, ndërsa në vitin 2017 u emrua ambasador i Kosovës në Koroaci.
Me të ardhë në pushtet qeveria “Kurti 2” në maj të vitit 2021 Gëzim Kasapolli ishte në mesin e 12 ambasadorëve të shkarkuar nga Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, përzgjedhja e të cilëve ishte bërë mbi baza politike.



Të tjera
Karota parandalon kancerin
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ