OVL-UÇK kundërshton koncertin me këngëtarë serbë në Dragash/ Çka thotë kryetari Xheladini dhe organizatorët?

Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Ramush Haradinajt – ia kujton thënien e gjeneralit amerikan George S. Patton

Ish- komandanti i UÇK-së, Faton Gashi, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të Ramush Haradinajt, duke i kujtuar një thënie të njohur të gjeneralit amerikan George S. Patton, komandant i Armatës së 3-të të SHBA-ve, përcjell Kosova Post.

Gashi ka theksuar se kontributi në luftë nuk duhet të shndërrohet në kërkesë për kompensime të përhershme nga shteti, duke rikujtuar citatin e Patton-it:

> “Nëse ke derdhur gjakun tënd për këtë vend,
e pastaj kërkon të të paguajmë deri sa të vdesësh,
na trego sa kushton kjo dashuri që të të paguajmë
e pastaj kthe kokën e shko atje ku paratë mund të blejnë një atdhe.”
— George S. Patton

Sipas Gashit, sakrifica e luftëtarit nuk matet me kompensime materiale dhe nuk duhet përdorur si kapital politik.

«Moni more, se ju vret Zoti»

Në vijim të reagimit, Gashi ka bërë edhe një vlerësim kritik për periudhën pas luftës, duke theksuar se gjatë dy viteve të konfliktit nuk ishte çliruar asnjë fshat, ndërsa më vonë – sipas tij – pas ardhjes së lirisë, disa ish-udhëheqës politik u pasuruan dhe ndërtuan pasuri të konsiderueshme.

Ai thotë se pavarësisht humbjes së zgjedhjeve, përpjekjet për rikthim në pushtet po arsyetohen me retorikë patriotike. Gashi shton se:

> “Secili do të gjykohet për atë që ka bërë vetë, jo për atë që kanë thënë të tjerët.”

Reagimi ka ngjallur diskutime në opinion pasi prek një tematike të ndjeshme: raportin ndërmjet kontributit të luftës dhe politikës së sotme.