Keisi Hyseni, e njohur si Miss Keisi dhe një nga personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të Ferma VIP, ka ndarë publikisht lajmin se është në një lidhje dashurie.
Në një InstaStory, ajo publikoi një foto nga makina, të shoqëruar me fjalët:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.

Edhe pse Keisi zgjodhi të mos e zbulojë identitetin e partnerit, postimi i saj mjaftoi që të konfirmonte zyrtarisht romancën për të cilën ishte përfolur gjatë muajve të fundit.
Me postimin e fundit, Keisi duket se i ka dhënë fund thashethemeve dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit një pjesë të jetës së saj private. Megjithatë, ajo vijon të mbetet diskrete, duke mos zbuluar as fytyrën dhe as emrin e partnerit.
Fansat e saj e kanë pritur me entuziazëm lajmin, duke shpërndarë urime dhe komente pozitive, ndërsa kurioziteti për të zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Miss Keisit, vetëm sa sa shtohet.



Të tjera
Benefitet nga çokollata e zezë për shëndetin
Ushqimi që nuk duhet ta konsumoni në mëngjes
Ushqimet dhe veset e dëmshme për trurin