Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer është shprehur në favor të kthimit në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ai kërkon edhe angazhimin e grave në ushtri.
Fischer është shprehur se numri i ushtarëve të ushtrisë gjermane është i ulët.
Politikani i Gjelbër tha për revistën “Der Spiegel” se njeriu duhet të mbrojë lirinë e vet dhe, nëse është e nevojshme, edhe të luftojë për të.
Ish-zëvendëskancelari i Gjermanisë theksoi se kjo vlen edhe për gratë: “Ose kemi barazi ose jo”, tha ai.
Fischer pranoi se, nga perspektiva e sotme, qëndrimi i tij i mëparshëm kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak kishte qenë gabim.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius kishte deklaruar se një kthim në shërbimin e detyrueshëm ushtarak mund të jetë i mundur në kushte të caktuara.
Deri tani, qeveria planifikon të prezantojë një model të bazuar fillimisht në angazhim vullnetar.
Ndërkohë, presidenti i Shoqatës së Forcave të Armatosura Gjermane, Andre Wüstner, angazhohet për zbatimin e shpejtë të një shërbimi të ri të detyrueshëm ushtarak.
Ai i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa (Deutsche Presse- Agentur) se do të ishte e papërgjegjshme të mos përgatitesh për shërbim të detyrueshëm ushtarak.



Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë