Benny Gantz, ish-ministër i Mbrojtjes dhe një prej figurave kryesore të sigurisë në Izrael, ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë “të ngadaltë” dhe “të pavendosur” në vendimmarrjet lidhur me luftën në Rripin e Gazës.
Deklaratat e tij vijnë pas njoftimit zyrtar të qeverisë izraelite për marrjen e kontrollit të qytetit të Gazës.
Në një postim të drejtpërdrejtë në platformën X (ish-Twitter), Gantz u shpreh “Netanyahu nuk ka bërë asgjë”.
Ai theksoi se qeveria aktuale ka dështuar në mënyrë të përsëritur të marrë vendime strategjike që mund të kishin sjellë përfitime të qëndrueshme për Izraelin, si arritja e një armëpushimi të përhershëm dhe shkatërrimi përfundimtar i kapaciteteve të Hamasit.
Sipas tij, kjo qeveri ka pasur mundësi të qarta për të siguruar një fitore vendimtare në luftën kundër Hamasit, por këto janë shpërdoruar për shkak të mungesës së vizionit dhe vonesave të vazhdueshme në veprim.
“Zyrtarët izraelitë kanë humbur kohë të çmuar dhe kanë shpërdoruar përfitime të mëdha ushtarake që u arritën me sakrifica të mëdha”, shtoi Gantz.
Këto kritika pasqyrojnë përçarjet e thella brenda spektrit politik izraelit në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet konflikti në Gaza.
Ndryshe, deklaratat e ish-ministrit mund të kenë ndikim të rëndësishëm në opinionin publik izraelit, veçanërisht në kohën kur po rritet presioni ndërkombëtar për një zgjidhje afatgjate të konfliktit.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb