Autoritetet serbe para pak ditësh kanë lëshuar fletarrestim për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Incidenti në Mitrovicën e Veriut më 23 maj shkaktoi reagime të shumta kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi.
Kësisoj, autoritetet serbe kanë rritur numrin e arrestimeve të qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë tani zyrtarë, përfshirë oficerë policie.
Një situatë e tillë a tregon një kërcënim nga Serbia për Kosovën? Mirëpo, pse hesht Bashkimi Evropian ndaj veprimeve serbe?
“Qeveria serbe po përballet me trazira në rritje nga qytetarët e saj pas incidentit të Novi Sadit. Në këto rrethana, historia është e mbushur me shembuj të udhëheqësve autoritarë që gjejnë mënyra për të larguar vëmendjen e qytetarëve të tyre nga çështjet e brendshme. Incidenti në veri të Mitrovices është një shembull i përsosur i kësaj. Përgjigja e Serbisë është plotësisht e parashikueshme dhe ushqehet me narrativën e tyre se serbët etnikë po diskriminohen. Ne nuk e dimë me siguri se çfarë bënë të rinjtë që çuan në incident, por, në një mjedis etnikisht të larmishëm, këndimi i këngëve me ndjeshmëri etnike është i destinuar të shkaktojë shqetësim. Kjo më pas duhet të trajtohet nga Policia”, thekson ai.
“Sjellja e oficerit të policisë në fjalë ishte e përmbajtur, madje edhe me shumë njerëz që krijuan një situatë shumë stresuese. Në fund, të rinjtë u lejuan të vazhdonin paradën. Në shumë vende të tjera, frikësimi përballet me një përgjigje shumë më të dhunshme; Mënyra se si Serbia i trajtoi protestat në Beograd është një shembull i përsosur i kësaj. Fatkeqësisht, shumë vende në BE janë kapur nga propaganda e Serbisë. Duket se ata e kanë besuar narrativën serbe se serbët etnikë po diskriminohen nga shqiptarët etnikë të Kosovës”, tha ai.
Ai thotë poashtu se, i vetmi vend që kryen spastrim etnik është Serbia kundër shqiptarëve etnikë në luginën e Preshevës përmes ligjit të pasivizimit të Serbisë.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli