Policia e Kosovës ka reaguar edhe njëherë për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, transmeton KosovaPost.
Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin sprej-in policor, sepse sipas tyre, tashmë viktima ishte jobashkëpunes duke tentuar ikjen.
Gjithsesi, policia konfirmon se njësia emergjente kishte konStatuar vdekjen e tij, pasi autoambulanca ishte thirrUR në vendngjarje.
“Para arrestimit të personit, zyrtarët policorë kanë komunikuar dhe negociuar me të njëjtin për 5-6 minuta, me qëllim të bindjes së tij për shoqërim në stacion policor. Po ashtu gjatë kësaj kohe mbikëqyrësi i ndërrimit ka telefonuar ndihmën e shpejtë për ti ofruar ndihmë mjekësore personit, pasi gjatë gjithë kohës ka vërejtur gjendjen e tij shëndetësore dhe psikologjike. Në këtë rrjedhë, i njëjti ka qenë jo bashkëpunues dhe ka tentuar të ikë, por zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë.”, thuhet në reagimin e Policisë.
Në komunikatë, policia thotë: “Sigurojmë të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është në bashkëpunim të ngushtë dhe të plotë me institucionet relevante me qëllim të zbardhjes së plotë të këtij rasti, epilogu i së cilit do të merret pas përfundimit të hetimeve, ekzaminimeve dhe pranimit të raportit të obduksionit nga Mjekësia Ligjore”.



Të tjera
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova
IPK rekomandon suspendimin e 4 policëve për cigare kontrabandë në vlerë 30 mijë euro
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional