Rruga “Islam Rekaliu” në Prishtinë po paraqet shumë telashe, si pasojë e mosrregullimit të saj.
Nami Metolli, banor i kësaj zone, ka parashtruar ankesë lidhur me gjendjen e keqe të kësaj rruge, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Fol me Arin”, Metolli thotë se nga viti 2000 kjo rrugë është shtruar me vetiniciativë, derisa askush nga komuna nga ka shkruar për ta parë problemin e parashtruar.
“Nëpër fshatra, qoftë edhe një shtëpi, ia ka çuar asfaltin ose kockat deri te dera e shtëpisë, derisa në qendër të Prishtinës, nuk janë në gjendje me na u përgjigj, ose me e rregullu sado pak”, u shpreh i revoltuar qytetari.
Ai shton se asnjë kryetar i kryeqytetit nuk ka investuar në këtë rrugë.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së