Islanda ka njoftuar se do të bojkotojë Eurovizionin e vitit 2026, duke iu bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës në protestë ndaj lejes për përfshirjen e Izraelit, transmeton Anadolu.
„Duke marrë parasysh debatet publike në këtë vend dhe reagimet ndaj vendimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) që u mor javën e kaluar, është e qartë se as gëzim dhe as paqe nuk do të mbizotërojë sa i përket pjesëmarrjes së RUV-së në Eurovizion. Prandaj, përfundimi i RUV-së është të njoftojë EBU-në sot se nuk do të marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm”, tha transmetuesi publik RUV.
„Konkursi i Këngës dhe Eurovizioni gjithmonë kanë pasur qëllimin për të bashkuar kombësinë islandeze, por tani është e qartë se ky qëllim nuk mund të arrihet dhe mbi bazë të këtyre arsyeve të lidhura me programin është marrë ky vendim“, shtoi RUV.
Para takimit të RUV-së, një grup demonstruesish pro-palestinezë mbajtën një “mbledhje solidariteti” jashtë selisë së transmetuesit.
Në fillim të dhjetorit, EBU, që organizon ngjarjen, njoftoi se Izraeli do të mund të marrë pjesë në konkursin e vitit të ardhshëm, duke theksuar se anëtarët vendosën të mos mbajnë votim të veçantë për pjesëmarrjen e Izraelit, pavarësisht kërkesave nga disa transmetues.
Sllovenia, Spanja, Holanda dhe Irlanda gjithashtu kanë thënë se nuk do të marrin pjesë, duke cituar përfshirjen e Izraelit dhe situatën në Gaza, ku në dy vjet lufte u vranë mbi 70 mijë njerëz dhe territori u shkatërrua në rrënoja.



Të tjera
Su*lmi në Ibër–Lepenc – mision i dështuar i Vuçiqit
Bashkimi Evropian të largojë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës
Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në rrjetet sociale