Ismail Tasholli: Çdo hap i Gjykatës Speciale është politik - 50 mijë dosje vijnë nga Serbia

Ismail Tasholli: Çdo hap i Gjykatës Speciale është politik – 50 mijë dosje vijnë nga Serbia

Përfaqësuesi i nismës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka folur për gjykatën speciale në Hagë që po gjykon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë një interviste në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, raporton Gazeta Blic.

Tasholli ka kritikuar ashpër mënyrën se si po zhvillohen procedurat e kësaj gjykate, duke e konsideruar atë një proces politik.

Ai tha se shumë nga dokumentet që përdoren në gjykim kanë burim nga Serbia dhe nga shërbimet sekrete ushtarake, si dhe nga individë që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë serb.

Sipas tij  çdo hap i kësaj gjykate është politik dhe nuk i përngjanë aspak drejtësisë dhe neutralitetit.

“Sepse, hapat i ka politik dhe interpretimin e ka politik, dhe bashkëpunimin e ka politik me Serbinë dhe me akterët e organizmit të gjenocidit këtu. 50 mijë dosje i kanë prej Serbisë, prej sherbimeve sekrete ushtarake, i kanë prej njerëzve akterë të drejtësisë në Serbi atje, e kanë pas edhe një zyre që e kanë mohu dhe pastaj është gjet edhe emri i personit, diplomatit slloven që ka qenë atje. Komplet mënyra se si ka shku ajo gjykatë të len me kuptu që secilin siklet edhe hap e ka vetëm politik. Në vazhdimësi secilin hap që e kanë marrë është hap që nuk i përngjan drejtësisë dhe neutralitetit. Ai gjygj do të eskaloj në premisa politike”, u shpreh ai.

Tasholli gjithashtu vuri në dukje se procesi ka ndikime jo vetëm retroaktive mbi historinë, por edhe mbi të ardhmen e fëmijëve dhe shoqërisë në përgjithësi, duke përmendur edhe rolin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

“Të gjitha këto i bëjnë me u dokë shumë qesharak sepse 45 vite për secilin nuk ka mundësi me shpjegu. është shume problematike me e artikulu fajin kolektiv dhe sot komplet disponimi i kësaj të drejtës penale ndërkombëtare është që mos ta bëjmë këtë gabim dhe kjo gjykatë e bën këtë gabim do të thotë i fut 4 persona me vjet të njejta tu i cilësu për kontribut të njejtë. është problem se cila është ajo juri që ka vendos se ata kanë pas kontribut të barabartë, jo në kuptimin dikush me shumë e dikush më pak por dikush ndryshe e dikush ndryshe, dhe nuk mund ti fusësh brenda një cilësimi. Pra është kërkesa më banale najher që është dëgju tash në këtë rast. Degjeletimon komplet shtetësinë tonë, pastaj NATO që ka qenë partneri kryesor dhe që ka bombarduar Serbinë dhe krejt hapat tjerë që vijnë pas. Jo që prek retro interpretim të historisë por prek edhe të ardhmen e fëmijëve që vijnë”, përfundoi ai.