Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në Takimin Vjetor të Forumit të Iniciativës së Vjenës (Vienna Initiative), i cili u mbajt më në Bruksel organizuar nga Komisioni Evropian, me pjesëmarrjen e Komisioneres së BE-së, Maria Luís Albuquerque.
Forumi mblodhi së bashku guvernatorët e bankave qendrore, rregullatorët, institucionet financiare ndërkombëtare, bankat dhe përfaqësues të sektorit më të gjerë financiar për të diskutuar lidhur me Unionin e Kursimeve dhe Investimeve si dhe mundësitë e integrimit të Tregjeve të Kapitalit në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE).
Takimi u drejtua nga z. Boris Vujçiq, Guvernator i Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe Kryesues i Komitetit Drejtues të Iniciativës së Vjenës. Pjesëmarrës të nivelit të lartë ishin gjithashtu John Berrigan, Drejtor i Përgjithshëm i DG FISMA dhe z. Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG ENEST, së bashku me guvernatorë dhe zëvendës-guvernatorë nga bankat qendrore të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Në kuadër të Forumit, Guvernatori Ismaili takoi dhe diskutoi me përfaqësues të lartë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (BQE), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore (BB), si dhe me guvernatorë të bankave qendrore të rajonit (CESEE).
BQK rikonfirmon përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit rajonal, përshpejtimin e integrimit financiar dhe avancimin e reformave, ku anëtarësimi në SEPA shërben si bazë e modernizimit dhe integrimit financiar dhe si nxitës i rritjes së qëndrueshme ekonomike, me përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
Të tjera
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike
Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë