Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka në një intervistë për mediumin e njohur zviceran, Blick ka folur rreth zgjedhjes së Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit për ta përfaqësuar Kosovën në vend të Zvicrës.
Xhaka tha se të dy nuk është dashur t’i lënë të largohen, por ata nuk patën durim të presin Zvicrën.
“Lojtarë me cilësi të tillë, sigurisht që nuk dëshiron t’i largosh. Nga ana e tyre, bëhet fjalë për të vlerësuar realisht statusin personal. A do të kishin arritur ata, brenda tre ose katër vjetësh, të fitonin një vend të përhershëm në kombëtaren zvicerane? Këtu do të vija një pikëpyetje, po të shohim se kush nuk luan aktualisht për ne, ndonëse është më i përparuar në karrierë. Ardon Jashari është me ne prej tre vitesh dhe ka vetëm katër ndeshje. A është Leon më i avancuar se Ardon? Nuk e besoj. Por ai është një djalë shumë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheim. Ndoshta i mungoi pak durimi sa i përket çështjes me Zvicrën. Por, në fund të fundit, është vendimi i tyre për Kosovën, e cila ndërkohë po luan në një nivel shumë të mirë”, tha Xhaka për Blick.
Zvicra luan ndaj Suedisë në këtë javë dhe i nevojitet fitorja për ta siguruar vendin e parë në grup dhe po ashtu edhe kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror.



Të tjera
Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Stresi dhe ankthi mund të jenë të dobishëm
Kurti takon presidentin e TİKA-s, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit