Kryetari i Drenasit dhe kandidati për një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit se materiali i autoincizimit po shqyrtohet nga Prokuroria.
Ai këtë lajm e konsideron të mirë, gjersa thotë se pret të publikohen edhe incizmet të tjera që të zbulohet e vërteta për autorët dhe qëllimet e këtyre incizimeve.
“Lajmi se po shqyrtohet materiali i audio incizimit nga Prokuroria, është lajm i mirë
E mirëpres këtë veprim, sepse kam kërkuar prej kohësh të bëhet hetim për audio incizimet nga një burim në Drenas dhe për këtë çështje, pas denoncimit tim, Policia e Kosovës kanë mbajtur shënim zyrtar prej kohësh.
“Audio incizimi i publikuar ditë më parë, është i prerë, i ripunuar dhe është regjistruar më 29 maj 2023, pas orës 17:00, në Hotel “Emerald”, në Restoranin e Katit të pestë.
Hetimet duhet të orientohet në këtë kohë dhe në këtë vend, ku të pranishëm kemi qenë Unë, Bekim Lestrani, Hamit Kastrati, Labinot Halilaj, Malësore Cakiqi dhe autori i audio incizimit, Arigon Sinani.
Jam në proces të kallzimit penal edhe për shkaktarët e vonesave për rastin e uzurpimit, ndërsa lidhur me audio incizimet e gjymtuara dhe shantazhet, pres nga organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre.
Besoj në drejtësi!”, ka përfunduar Lladrovci.



Të tjera
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur