Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë të pandehurve – Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi – të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.
Sipas vendimit të gjykatës që ka siguruar Dukagjini, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me përgatitje paraprake, kanë ndihmuar të miturin R.B. që më 1 prill të këtij, në Kaçanik, të kryejë vrasjen e zyrtarit policor.
“Sipas vlerësimit të Gjyqtares së procedurës paraprake rrethanat e rastit flasin se qëndron arsyeja për vazhdimin e masës se paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të, të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshter Muhamet Lika, me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.
Më tej thuhet se, Prokuroria ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke përfshirë urdhëresa për autopsi, analiza të ADN-së, ekzaminim të telefonave, tërheqje të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe masa të veçanta hetimore si përgjimet dhe analizat e transaksioneve financiare.
Detaje nga aktvendimi i Gjykatës Themelore:
“Sipas vlerësimit të Gjyqtares së procedurës paraprake rrethanat e rastit flasin se qëndron arsyeja për vazhdimin e masës se paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të, të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshter Muhamet Lika, me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik. Në atë mënyrë që më pas i mituri R.B, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshter Muhamet Lika.
Ku viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjell në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri R.B i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra, viktima Muhamet Lika në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit “Dukagjini” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri Haki Bela i cili e përcjellë zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar mbrapa e pas kryerjes së veprës penale nga i mituri R. rreth 14 minuta mbrapa vije në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar, i pandehuri Vatan Çaka është parë në shoqëri të pandehurve Rilind Murati dhe të miturit R.B ku të njëjtit para kryerjes së veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes (kamerat e sigurisë të marketit “Besa”, ora 21:54), i pandehuri Edmond Lika në bazë të video incizimeve është parë në shoqëri të pandehurve ku së bashku me të pandehurin Shkëlqim Kuka e përcjellin rreshterin Muhamed Lika nga dalja nga Stacioni Policor ku i pandehuri Edmond deri sa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e të pandehurit Shkëlqim dhe vazhdon me e veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës ndërsa i pandehuri Shkëlqim vazhdon me veturën “Opel Astra” hyrje të banesës së tij duke shkrepur katër plumba në drejtim të viktimës nga të cilat njëra kishte goditur të dëmtuarin dhe ishte fatale pasi i ndjeri kishte ndërruar jetë si pasoj e plagës të shkaktuar nga arma e zjarrit në Qendrën Kryesore në Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut