Izraeli pa dyshim kreu krime lufte në Gaza”, deklaroi ish-zyrtari i lartë i administratës Biden, Matthew Miller.
Deklarata e tij për Sky News shkaktoi një valë reagimesh dhe dyshimesh në lidhje me qëndrimin e ish-administratës Demokratike ndaj luftës në Gaza dhe, si rrjedhojë, edhe ndaj Izraelit.
“Nuk mendoj se është gjenocid, por mendoj se është padyshim e vërtetë që Izraeli ka kryer krime lufte“, tha Miller gjatë intervistë.
“Ka pasur incidente të izoluara që përbëjnë krime lufte, ku ushtarë izraelitë, anëtarë të ushtrisë izraelite, kanë kryer krime lufte“, shtoi ai.
I pyetur pse nuk e shprehu këtë pikëpamje nga pozicioni i tij si sekretar shtypi i Joe Biden, Miller e justifikoi atë duke thënë se “qeveria amerikane nuk ishte e sigurt nëse Izraeli po kryente krime lufte në atë kohë”.
Ish-zyrtari gjithashtu la të kuptohej se thashethemet se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Antony Blinken nuk ishte dakord me Bidenin si për politikën ndaj Gazës ashtu edhe për Ukrainën ishin të vërteta.



Të tjera
Të hiqen të gjitha masat e Kosova ta marrë statusin e kandidatit
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç