Izraeli nis një operacion të ri në Bregun Perëndimor

Izraeli nis një operacion të ri në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka njoftuar se më 26 nëntor për një operacion të ri “kundër terrorizmit” në veri të Bregut të okupuar Perëndimor.

Ushtria dhe shërbimi i brendshëm i sigurisë thanë përmes një deklarate të përbashkët se “nisëm të operonim si pjesë e një operacioni të gjerë kundër terrorizmit në zonën e Samarisë së Veriut” – duke përdorur termin biblik izraelit për një pjesë të Bregut Perëndimor.

Ndërkaq, në një përgjigje për AFP-në ushtria izraelite tha se operacioni është i ri dhe nuk është pjesë e operacionit të saj kundër terrorizmit që nisi në janar të këtij viti, i cili kryesisht shënjestron kampet e refugjatëve palestinezë, raporton REL, transmeton Klankosova.tv

Dhuna në Bregun Perëndimor, që Izraeli e ka okupuar që nga viti 1967, është rritur që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023, duke nxitur luftën në Gazë.